NFC

Çfarë është teknologjia NFC?

NFC (near field communication) është një teknologji me valë që lejon transferimin e të dhënave midis dy pajisjeve të aktivizuara NFC. Karta NFC, për shembull përmban mikroçipa të vegjël dhe antena të vogla të cilat mund të ruajnë një sasi të vogël informacioni për t'u transferuar në një pajisje tjetër NFC, siç është një smartphone.

digiCARD

Çdo digiCARD përmban një çip të integruar, të programuar me të dhënat tuaja personale, duke transformuar mënyrën se si ndani kontaktet tuaja. Zbuloni pse digiCARD është e ardhmja.
  • Inkorporimi i teknokogjisë me chipMundëson transferimin e të dhënave, profilin tuaj në rrjetet sociale dhe shumë të tjera me vetëm një klikim.
  • Aktivizimi i NFC: Funksionon njësoj me pjesën më të madhe të telefonave smartphone.
  • Profil i personalizuar: Mundëson përshtatjen e kartës suaj dixhitale me informacionin tuaj të biznesit apo atë personal duke përfshirë profesionin, linkun e mediave sociale etj.

digiMENU

Menu dixhitale e ideuar për bare dhe restorante. Ashtu si karta dixhitale dhe menuja dixhitale përodor inkorporimin e teknologjisë me chip për t’ju ofruar klientëve një eksperiencë të avancuar dhe të personalizuar të përzgjedhjes së menusë. Zbuloni arsyet se përse përdoret menuja dixhitale:
  • Inkorporimi i teknokogjisë me chip: Mundëson akses të menjëhershëm të menusë vetëm me një klikim apo skanim.
  • Eksperiencë e personalizuar: Lejon klientët të navigojnë në menu, të shohin përshkrime të detajuara dhe imazhe të ushqimeve apo pijeve.
  • Përditësim në kohë reale: Mundëson përditësimin e menusë suaj pa kosto ekstra për printim.

digiQR

Me QR kodin dixhital ju mund të krijoni QR kode të përshtatshëm për tu modifikuar nga kushdo sipas dëshirës. Gjithashtu ju mundëson fleksibilitet dhe siguri për përdorimin tuaj personal apo të biznesit tuaj. Arsyet përse ju nevojitet QR kodi dixhital në te ardhmen:
  • Ështe i programueshëm: Mund ta modifikoni QR kodin lehtësisht për tu përshtatur me informacionin e dhënë.
  • Shumëllojshmëri aplikacionesh: Mundëson përdorimin për aplikacione të ndryshme si të dhënat e kontakteve, faqje web-i, link të mediave sociale etj.
  • Dizajn të përshtatshëm: Gjeneron dhe personalizon QR kodin tuaj në shumë pak hapa.
  • Përditësim në kohë reale: Përditësoni QR kodin tuaj kudo dhe kurdo.